Bie numri i pacientëve me COVID-19 në mjekim intensiv

by admin
Spread the love

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftojnë se ka rënë dukshëm numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës së sotme, 4 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor, ndërsa në tërë ShSKUK-në trajtim mjekësor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.

Ky është numri i raportuar pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22  pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-COVID-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 12  pacientë

You may also like