9:52 | 7 Janar 2022
09:52 | 7 Janar 2022
Kriptomonedhat janë bërë pjesë e rëndësishme të jetës sonë.
Njëra ndër kriptovalutat më të përdorura është ajo e Bitcoinit e që vlera e tij vazhdon të përditësohet çdo ditë, transmeton lajmi.net.
Vlera e Bitcoinit ka rënë dukshëm ditët e fundit, sot vlera e një kriptomonedhe të tillë është rreth 41 mijë e 750 dollarë.
Është kjo një rënie e dukshme e vlerës së Bitcoit, pasi vetëm disa ditë më parë më 1 janar 2022 vlera e tij ishte afro 48 mijë dollarë.
Bitcoin shifrën më të lartë e kishte prekur në nëntor të vitit të kaluar, kur një Bitcoin pati vlerë deri në 68 mijë dollarë. /Shqip/