Bie bora e parë në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Bora e parë e këtij sezoni ra në majën Pelister të malit Baba. Fotoja është publikuar në rrjetin social Facebook.
Sipas Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, sot në të gjithë vendin do të mbajë mot i vranët dhe i freskët me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.

Në Shkup do të ketë vranësira me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
Nga e hëna do të vijojë mot stabil.

Për krahasim, vitin e kaluar bora e parë ra në Pelister gati një muaj më herët, pra më 8 tetor.


You may also like