Bideni paralajmëron se do t’i dërgojë Ukrainës sistemin e avancuar raketor dhe municion

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës “sistemin më të avancuar raketor dhe municion”, me qëllim që me sukses të luftojë kundër Rusisë.

Ai theksoi se dërgesa e armëve do të mundësojë “goditje të caqeve të caktuara në fushëbetejë në Ukrainë”.

Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë hezituar të dërgojnë armë të fuqishme në Ukrainë, nga frika se ato mund të përdoren për të goditur caqe brenda territorit të Rusisë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se armët e reja përfshijnë sistemin raketor M142 Hight Mobility Artillery (HIMARS), që me precizitet mund të lansojë shumë raketa mbi caqet që janë në një distancë prej 70 kilometrave.

Biden është deklaruar lidhur me këtë në një artikull në New York Times, ku tha se qëllimi i SHBA-ve është ta shoh “një Ukrainë, demokratike të pavarur dhe sovrane”.

“Ne nuk kërkojmë luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Pavarësisht sesa nuk pajtohem me Putinin, konsideroj se veprimet e tij janë të papritura, kurse Shtetet e Bashkuara nuk do të tentojnë ta rrëzojnë nga Moska”, shtoi Biden.

Kujtojmë që dy muaj më parë, në Varshavë presidenti amerikan tha se Putin nuk duhet të qëndrojë në pushtet.

“Derisa Shtetet e Bashkuara apo aleatët e saj nuk sulmohen, nuk do të përfshihemi direk në këtë konflikt, qoftë me dërgimin e trupave amerikane që do të luftonin në Ukrainë apo të sulmonin forcat ruse”, pati thënë i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Rruga Press

You may also like