Biden vizitë surprizë në Kiev, takohet me Zelensky-n

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden mbërriti për një vizitë të paparalajmëruar në Kiev. Ky është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë qëkur Rusia nisi pushtimin e këtij vendi, gati një vit më parë.

Ai u prit nga presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky.

“Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”, shkruajti Zelensky në një postim në Telegram, teksa ndau edhe një fotografi me Biden.

Kujtojmë se dy liderët janë takuar herën e fundit në Dhjetor të 2022-it, kur Zelensky udhëtoi për në Washington. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i siguroi liderit të Ukrainës mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën sa i takon luftës.

Sipas BBC, kjo vizitë e cila u mbajt e fshehtë, nuk zgjati shumë. Më herët kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte në Poloninë fqinje ku u takua Presidentin e vendit, Andrzej Duda.

You may also like