Biden premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SHBA ka premtuar të rrisë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba pas takimit me Joe Biden në Poloni.

“Asnjë vend tjetër nuk i dha Ukrainës më shumë mbështetje sesa Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është thelbësore”, thotë ai.

“Qëndrueshmëria ukrainase dhe armët perëndimore – kryesisht armë amerikane – është receta e suksesit në fushën e betejës”.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ndihmën shtesë ushtarake, por tha: “Sot morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë në mbrojtje”.

Rruga Press

You may also like