Biden në Kongres: Ukraina dhe Covid 19 janë prioritetet kryesore

by admin
Spread the love

Sigurimi i fondeve për Ukrainën dhe pandemia Covid 19 janë prioritetet e tij para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në fillim të vitit të ardhshëm, ka theksuar presidenti amerikan Joe Biden këtë të martë.

Biden zhvilloi bisedime me liderët demokratë dhe republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan lidhur me atë se çfarë mund të bëhet në javët që kanë mbetur para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës.

Aktualisht, demokratët kanë kontrollin e dy dhomave të Kongresit amerikan.

Republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit të mbajtura më 8 nëntor dhe do të marrin kontrollin e kësaj dhome në janar. Marrja e kontrollit të Dhomës komplikon agjendën e Bidenit gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Në zgjedhjet e nëntorit, demokratët e Bidenit arritën të mbanin kontrollin e Senatit.

Biden tha se dhënia e ndihmës më të madhe ushtarake për Ukrainën është prioritet, por edhe financimi i masave për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, mori pjesë në takimin me Biden. Ai u tha gazetarëve se do të ngrehë pyetje lidhur me financimin e Ukrainës, ndihmë që ka kaluar shifrën prej 18 miliardë dollarësh. Por, ai shtoi se është i gatshëm që të punojë me demokratët nëse ata “kanë vullnet që të vënë nën kontroll shpenzimet tona”.


Top Channel

You may also like