Biden nderohet edhe me një shoqatë në Ferizaj (VIDEO)

by admin
Spread the love

Veç me emrin e rrugës, për të dhe të birin, nderimet e ferizajasve për Joe Biden, s`kanë të ndalur.

Së fundi, në këtë qytet u krijua organizata “miqtë e familjes Biden”  që ka për synim trashjen e miqësisë me familjen e presidentit dhe shtetin amerikan.

Ideja e puna për këtë nisi qëmoti, por u desh të kalojë disa filtra, e u kurorëzua këtë fillim vit.

Shoqata për të cilën dëgjoi edhe Shtëpia e Bardhë, këto ditë do zgjedh organet drejtuese, teksa zgjerimi do ta nis nga vendi i origjinës.

Për ta bërë sefte organizatën joqeveritare, janë planifikuar edhe disa aktivitete.

Zyrat gjenden në Ferizaj e Mirosalë, teksa në të ardhmen nuk përjashtohet edhe vizita nga numri një i shtetit më të fuqishëm në botë.

You may also like