Biden i dërgon letër Pelosit, përmend edhe forcat amerikane në Kosovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Joe Biden, javën e kaluar, i ka dërguar letër kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, si dhe zëvendëspresidentit të senatit amerikan, Patrick Leahy, si pjesë e raportimit mbi fuqitë luftarake.

Biden shkruan në letër që ShBA-ja ka dërguar forca të sigurisë në shtetet e huaja partnere, në kuadër të operacioneve kundërterroriste.

Sidoqoftë, në pjesën kur përmendet Kosova, Bideni e specifikon që qëndrimi i forcave amerikane është në kuadër të KFOR-it me qëllim frenimin e armiqësive të përsëritura.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë me forca në Forcat e Kosovës (KFOR), të udhëhequra nga NATO-ja e në bashkëpunim me autoritetet lokale, me partnerët dypalësh, dhe me institucionet ndërkombëtare, për t’i ndaluar armiqësitë e përsëritura në Kosovë”, shkruan Bideni.

“Së paku 561 anëtarë të personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara janë pjesë e personelit prej afro katër mijë vetëve në KFOR”.

You may also like