Biden autorizon 275 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti amerikan Joe Biden autorizoi të premten një ndihmë të re ushtarake prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën duke ofruar armë të reja kundër dronëve dhe ato të mbrojtjes ajrore, thuhet në në njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Ndihma e re përfshin gjithashtu municion për armët e artilerisë së rëndë, “HIMARS”, të prodhuara nga kompania Lockheed Martin, automjete ushtarake “Humvee” dhe rreth 150 gjeneratorë, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kjo është hera e 27-të që përdoret Autoriteti presidencial për Ukrainën, i cili lejon Shtetet e Bashkuara të transferojnë pajisje dhe armë nga rezervat e saj me shpejtësi dhe pa miratimin e Kongresit në përgjigje të një emergjence.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se pajisjet ishin “nisur” drejt Ukrainës.

Por nuk ka shumë detaje për dy sisteme, ato të “armëve të mbrojtjes ajrore” dhe “sistemet kundër ajrore pa pilot”, që duket se do të jenë kapacitete të reja për Ukrainën.

Rritja e sulmeve me raketa të Rusisë në Ukrainë pjesërisht ka për qëllim të pakësojë arsenalin kundër ajror të Kievit dhe të arrijë dominimin ajror mbi vend, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit në nëntor.

Për t’iu kundërvënë këtyre sulmeve, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sisteme të sofistikuara kundërajrore “NASAMS” në Ukrainë, të cilat kanë filluar të përdoren në javët e fundit.Që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar atje rreth 19.3 miliardë dollarë në ndihma ushtarake.


Top Channel

You may also like