BFI mblodhi mbi gjysmë milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

by admin
Spread the love

Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu ka njoftuar se ky institucion fetar ka siguruar 512.123 euro, mjete të cilat do t’i dhurohen Turqisë dhe Sirisë për të sanuar dëmet nga tërmetet shkatërruese, transmeton TV21.

“BFI E RMV KONSTATOI SHUMËN E AKSIONIT HUMANITAR PËR PASOJAT E TËRMETIT NË TURQI DHE SIRI 512 123 EURO
Ju jemi mirënjohës të gjitha muftinive të BFI, muftinjëve, drejtorëve të sektorëve, mutevelive, imamëve dhe të gjithë besimtarëve. Mjetet materiale dorëzohen në llogarinë bankare të Dijanetit të Republikës së Turqisë.
Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me një delegacion në emër të BFI dhe besimtarëve së shpejti do të vizitojë Kryetarin e Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash për të ndarë dhimbjen së bashku.Zoti ju bekoftë”, njoftoi Fetahu në profilin e tij në Facebook.

You may also like