Betejë e fortë sportive mes Kastriotit dhe Erzenit, por në fund nuk ka fitues

by admin
Spread the love

90+4’Mbyllet takimi në Kamëz. Kastrioti dhe Erzeni luftojnë në fushë, por nuk arrijnë të shënojnë në portën kundërshtare. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë. Krutanët marrin pikën e parë sezonale, ndërsa Erzenbi ngjitet në kuotën e 4 pikëve.

90’ 4 minuta shtesë akordon gjyqtari, edhe 4 minuta shpresë për të dyja skuadrat

88’ Sërish rrezikon Kastrioti, por Xhika është i pakalueshëm. Tjetër këndore. Kroson Rami por largon rrezikun skuadra e Erzenit

87’ Goditje këndi për Kastriotin. Kroson Rami, Hasani mundohet të godasë fluturimthi por nuk arrin të gjejë topin

83’ provon Rodrigez nga distanca për Erzenin

81’ Hasani kroson në zonë, por mbrojtësit e Erzenit largojnë rrezikun

78’ Ndeshja është e luftuar, sepse tashmë të dyja skuadrat nuk duan që të humbasin. Ka luftë të fortë sportive dhe më shumë faulle në fushë, gjë që sjell edhe vonesa në lojë.

74’ provon edhe Kastrioti, por aksioni i krutanëve nuk shqetëson portierin Xhika

72’ Aksion i gjatë i Erzenit, kroson Mehmeti, por topi i tij është i gabuar

66’ Një ndërhyrje e gabuar e Malokut ndaj Ramit dhe gjyqtari shikon në VAR se çfarë kartoni duhet ti japë lojtarit të Erzenit. E papranueshme sjellja e tifozëve krutanë, që nuk lejojnë gjyqtarin Bastiari që të shohë episodin në VAR dhe pasi e sheh vendos që nuk ka asgjë të parregullt.

61’ Kastrioti luan përpara në kërkim të golit të avantazhit, ndërsa Erzeni zbret rrezikshëm në kundërsulm

55’ Goditje dënimi për Kastriotin, por mbrojtja shijakase largon rrezikun

52’ Provon sërish Rodrigez nga distanca për Erzenin

51’ Rodrigez provon nga distanca për Erzenin

49’ Goditje këndi për Erzenin, por nuk rrezikohet porta krutane

Mbyllet pjesa e parë 0-0 në Kamëz. Erzeni nisi lojën më mirë, por më pas Kastrioti dominoi dhe iu afrua në disa raste golit të avantazhi.

44’ Kadriu mundohet të shkojë i vetëm drejt portës krutane, por ndalet nga lojtarët e Kastriotit

41’ Rast i artëpër Kastriotin Dashamir Xhika kryen mrekullinë. Dhe eviton një gol të sigurtë të krutanëve

39’ Rrezikon Kastrioti nga një goditje standarde, por askush nuk arrin të devijojë topin.

31’ Cela (Kastrioti) merr kartonin e parë të verdhë të sfidës

27’ Kundërpërgjigjet Kastrioti por gjuajtja e lojtarit krutan përfundon jashtë

26’ Rrezikon Erzeni, por goditja e sulmuesit shijakas nuk është e saktë

21’ Kastrioti zotëron mesfushën dhe mundohet që ti afrohet zonës kundërshtare, provon Ajazi, por topi i tij kalon të gjithë portën pa u devijuar nga asnjë lojtar

16’ Goditje dënimi për Kastriotin. Provon Mehmeti, por mbrojtja e Erzenit largon rrezikun

14’ Kastrioti shfaqet më kërkues, por pa arritur që të krijojë raste të rrezikshme në portën e Erzenit

4’ Erzeni jep shkëndijën e parë dhe tremb krutanët. Nga një goditje dënimi provojnë shijakasit dhe topi ndalet në traversë. Erzeni pretendon një penallti, por gjyqtari bën me shenjë që loja të vazhdojë

1’ Fillon sfida në Kamëz. Kastrioti kërkon të reagojë pas humbjes në Ballsh, ndërsa Erzeni një tjetër rezultat pozitiv në kampionat

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Sali, Selmani, Dida, Karakaçi, Ajazi, Mehmeti, Hasani, Rami, Kodra, Cela, Zogaj

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Kriviçiç, Ademi, Alan, Kadriu, Maloku

You may also like