Beteja e përgjakshme mes klaneve Skaljar dhe Kavaç/ Vritet në mënyrë monstruoze mafiozi në Podgoricë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një vrasje monstruoze ka ndodhur në Malin e Zi, në fshatin Steke, në afërsi të Podgoricës, ku anëtari i grupit mafjoz Skaljar u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur në pjesën e kokës dhe kraharorit.

Trupi i viktimës u gjet nga një banor i zonës, i cili ishte duke u kthyer në fshat dhe evidentoi trupin e pajetë dhe të djegur.

Viktima u identifikua nga tatuazhet që kishte në këmbë, në parakrahun e djathtë dhe në qafë. Ai është 23-vjeçari Vidak Vujoviç, një person që njihet për lidhjet me klanin mafioz Skajlar që vepron në Malin e Zi, por dhe Ballkan.

Mediat malazeze shkruajnë se autoritetet po bëjnë ekzaminimin e komunikimeve telefonike, kontrollin e kontakteve të 23-vjeçarit, dhe rishikimi e pamjeve nga kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e atorëve.

Bëhet me dije se janë shoqëruar disa persona në polici në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për vrasjen dhe mund të ndihmojnë hetimin.

Klani Skaljarski ka rënë pre e goditjeve të mëdha vitin e fundit, ku në shtator u eliminua në Stamboll dhe kreu i kësaj organizate mafioze Jovan Vukotić. Gjatë vitit 2022 u vranë dhe dy njerëzit më me fuqishëm në këtë klan Minja Shaković në Budva në qershor 2022 dhe Goran Vlaović.

Për vrasjet, të dyshuarit kryesor janë anëtarët e klanit kundërshtar të Kavaçit.

You may also like