Besojeni ose jo, Beniada Nishanin do ta shohim së shpejti edhe si…këngëtare. Modelja do të vijë në duet me…

by admin
Spread the love

Modelen e njohur shqiptare, Beniada Nishanin do ta shohim së shpejti jo vetëm si moderatore, por edhe si… këngëtare! Po po, e lexuat mirë. Beniada po përgatitet të sjellë këngën e saj të parë së shpejti.

Ky lajm u bë e ditur nga këngëtarja Arinda Gjoni. E ftuar së fundmi në emisionin  “Se luan topi”, Arinda zbuloi se ka miqësi prej 10 vitesh me Beniadën, ndërsa tregoi se kanë menduar të vijnë së bashku me një bashkëpunim.

Sipas këngëtares, Beniada ka vesh për muzikë, e në projektin e tyre muzikor që pritet të vijë së shpejti, modelja do të përshtatet shumë mirë.

“E kemi menduar para 2-3 vitesh. Ka vesh muzike, do ta marr në një bashkëpunim, do jetë këngë e lezetshme. Beniada do përshtatet shumë mirë”-tha Arinda.

You may also like