Besoj se do vazhdojë dhe jashtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Xhonatani ishte një prej banorëve më të komentuar të këtij ediconi të dytë të Big Brother VIP, edhe pse eksperienca e tij brenda shtëpisë zgjati shumë pak javë. Pas daljes së tij të shtunën, ai ka qenë shumë aktiv edhe në emisione të ndryshme televizive.

Së fundmi, Xhoni ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, në Top Neës, ku ai ka ka folur në lidhje me marrëdhënien e tij me Diolën, një nga konkurrentet me të cilën ai u shfaq shumë i afërt, e madje u aludua në rrjete sociale se mes tyre mund të lindte diçka.

“Diola ka qenë një nga njerëzit që jam afruar më shumë aty brenda. Kam ndjerë energjinë pozitive që ajo përcjell aty. E shihnim lojën njësoj. U fut me etikën dhe morali ne saj, asnjëherë nuk do shkelë mbi parimet e saj, ishte një miqësi e mirë dhe që besoj do vazhdojë dhe jashtë.

Shpresoj që kjo eksperiencë të zgjasë sa më shumë për të.”- tha Xhonatan Islami. Kujtojmë që Xhonit iu dha një mundësi e dytë për të hyrë në shtëpi përmes biletës së kthimit, por ai qëndroi edhe disa ditë më tepër dhe doli përfundimisht të shtunën.

You may also like