Besoj do bëjmë një punë të mirë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e sotme është prezantuar nga Federata Shqiptare e Futbollit trajneri i ri i kuqezinjve, Sylvio Mendes.

Sylvinho tha se puna e një trajneri nuk është e thjeshtë por megjithatë Federata Shqiptare e bindi që në momentin e parë që të marrë përsipër këtë punë. Ai theksoi se do bëjë më të mirën bashkë me skuadrën e tij për të arritur rezultate pozitive për skuadrën kombëtare.

Pjesë nga prezantimi:

Duka: Do vazhdojmë me prezantimin e stafit të ri, nuk besoj se në botën sportive nuk duhet të them emrat e gjatë të futbollistëve. Ne kemi arritur një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar deri në 2024, kontrata është deri në fund të Europianit që tregon se objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë. Do bëjmë maksimumin që me stafin e ri të arrijmë objektivat. Sylvinho është një ish-futbollist i madh dhe jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur për ekipin kombëtar.

Sylvinho: Mirdita të gjithëve! Doja t’ju falenderoja që jeni këtu, zotit Reja do i thoja se puna e një trajneri është gjithmonë e vështirë, ka shumë punë mbrapa skenave, disa herë fiton disa herë nuk fiton. Falenderoj atë për punën që ka bërë për këta futbollistë, për zemrën, pasionin. Ne kemi shumë dëshirë që ta çojmë këtë Kombëtare ne vendin e duhur.

Kur takova Presidentin për herë të parë këtë pashë te ai, dhe ai te ne pa urinë për të bërë mirë, për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë. Shpesh herë kur gjendem në shtëpi dëgjoj njerëzit që flasin për zgjedhjet që një trajner bën, nëse duhet të qëndrojë apo të largohet, Federata Shqiptare më bindi. Më bindi që të merrja përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur, besoj se do bëjmë një punë të mirë.

Prezantohet trajneri i ri, Reja: Po largohem, por po le pas një pjesë të zemrës time

Është prezantuar këtë të hënë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo u prezantua gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe ish-trajnerin Edoardo Reja. Në fjalën e tij, Duka falenderoi Rejan për kontributin e tij në këto 3 vjet e gjysmë si trajner i kombëtares shqiptare.

You may also like