Besnikë pavarësisht rezultateve, tifozët e Romës “avullojnë” biletat ndaj Veronës

by admin
Spread the love

Përtej rezultateve zhgënjyese kohët e fundit, tifozët e Romës janë gjithnjë aty për ekipin. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Olimpico do të jetë i mbushur plotë me tifozët verdhekuq për sfidën e së shtunës ndaj Veronës.

Një “sold out” nga ana e tifozëve që pavarësisht çdo vështirësie, po vazhdojnë të tregojnë besimin dhe mbështetjen që kanë për klubin e tyre. Gjithashtu ata kanë dalë edhe në mbështetje të teknikut të tyre Jose Mourinho.

Roma do të luajë ditën e shtunë me Veronën në orën 18:00, ndeshje e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në Oversport. Edhe pse dikush mund të priste një rënie të frekuentimit të tifozëve për shkak të rezultateve, janë shitur mbi 32 mijë bileta deri tani për këtë ndeshje dhe kanë mbetur ende vetëm 1000 të tjera. /oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like