Besnik Tahiri qëndroi në Ballofc të Podujevës, diskutoi rreth financimit të bujqësisë dhe zhvillimin rural

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka qëndruar të hënën në fshatin Ballofc të kësaj komune. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook bëri të ditur se me banorët atje diskutoi për financimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural, njofton Klankosova.tv.

“Në Ballofc, në vizitë tek Arsimi, fermer i zonës, që merret me blegtori. Aty diskutuam për Programin Zhvillimor Podujeva 2025, më saktësisht politikat dhe financimin për bujqësi dhe zhvillim rural. Gjendja aktuale me politika të paqarta, me financime të copëzuara, më tepër i ngjajnë mirëmbajtjes së verfërisë, sesa zhvillimit të qëndrueshëm.”

Tutje kandidati për të parin e Podujevës, bëri të ditur se në shtyllat kryesore të programit të tij qeverisës ndër të tjera parashihet krijimi i fondit kreditor dhe garantues për bujqit.

“- Kategorizimi i subvencionimit; Fermerët fillestar; Fermerët që kanë potencial për ta zgjeruar prodhimit; dhe Fermer që nisin prodhimin.

– Mekanizmi i konsultimit dhe bashkë-krijimit të politikave dhe projekteve me shoqatat; Hapësire dhe përkrahje shoqatat; Koordinim me zyrën për projekte në hartimin e projekteve dhe aplikimeve.

– Mekanizmi i pavarur, profesional dhe transparent i vlerësimit; Kritere të qarta dhe vlerësim i koduar (me shifra); Publikim i poentomi për çdo kategori; Vlerësimi nga ekspert dhe shoqatat.

– Subvencionimi, promovimi, infrastruktura dhe PPP-të për zonat zhvillimore në projektet strategjike; Identifikimi i potencialit për zhvillim dhe Partneritet Publiko Privat; Promovimi dhe mbështetja për fermat dhe argo turizmin; Investimet kapitale të prioritizuara për projektet strategjike. “ shkroi Tahiri në një postim në Facebook.

Ai premtoi edhe përkrahjen e fermerëve përpunues dhe prodhues, promovimin e tyre për vizitorë, si dhe zgjerimin, certifikimin dhe promovimin e Bio Produkteve, nëse vie në krye të Podujevës.

 

You may also like