Besnik Mustafaj kundër vizitës së Ramës në Ukrainë: Kjo ishte një show

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Ukrainë, duke thënë se ishte për show dhe protagonizëm.

Ai tha se Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë ndonjë rol në fatin e luftës, ndaj sipas tij vizita është thjeshtë për protagonizëm.

Duke analizuar, fjalimin e Ramës në konferencën e përbashkët me presidentin Zelensky, ish-ministri tha në një intervistë në “ABC News” se Rama nuk përmend në asnjë moment Rusinë.

“Show, nuk ka rol Shqipëria dhe Mali i Zi në fatin e luftës. Ka të bëjë e protagonizmin. E para, deri tani Rama nuk përmend fare Rusinë. I qan hallin Ukrainës, por nuk shpreh dënim për Rusinë. E dyta deri tani ka folur trefishin e kohës së Zelenskyt”, tha Mustafaj.

Ndërsa, në lidhje me thirrjen e kryeministrit Rama që shtetet nuk duhet t’i bëjë presion Serbisë për sanksione ndaj Rusisë, se kjo dëmton rëndë ekonominë e vendit për shkak të lidhjeve historike, Mustafaj u shpreh:

“Është një thirrje pa dobi se nuk e dëgjon njeri. Por fakti që vjen nga kryeministri i Shqipërisë i bën mire Vuçiçit, por dëm shqiptarëve. Spekulimi i Ramës në Open Balkan ishte kundër interesit të shqiptarëve, pa një kërkim ndjese nga serbët nuk mund të vazhdohet”, u shpreh ish-ministri Mustafaj.

You may also like