Besimtarët vajtojnë Benediktin XVI, Papa Francesku drejton meshën e lamtumirës

by admin
Spread the love

Me këmbanat që binin, dhjetëra mijëra besimtarë, liderë politikë dhe vetë Papa Françesku, vajtuan Benediktin XVI, në një meshë të rrallë përkujtimore për një papë të pajetë të kryesuar nga një në detyrë.

Papa Françesku, hapi shërbimin me një lutje dhe e mbylli duke bekuar solemnisht arkivolin e thjeshtë – të zbukuruar vetëm me stemën e ish-Papës. Krerët e shteteve dhe mbretërve, klerikë nga e gjithë bota dhe mijëra njerëz të rregullt u dyndën në ceremoni, pavarësisht kërkesës së Benediktit për thjeshtësi.

“Unë jam i krishterë dhe jam rritur në gjermani, ky është një moment i vecantë për mua, besoj se profesor Ratzinger sic e njihnim ne, ishte një teolog i shkëlqyer, një njeri gjeni, prandaj është speciale të jesh këtu sot për t’i dhënë lamtumirën”, shprehet Thomas Preinl.

“Kjo është një ceremoni historike, nuk do e harroj kurrë. Nuk është diçka të cilën ti ke rastin ta përjetosh çdo ditë, është një mundësi e rrallë që të shohësh një papë që i jep lamtumirën një pape tjetër, është unike në histori mendoj”, thotë Erwan Le Bec.

Ish-kreu i Kishës Katolike, emri i vërtetë i së cilit ishte Joseph Ratzinger, i cili vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare, konsiderohet si një nga teologët më të mëdhenj të shekullit të 20-të dhe e kaloi jetën duke mbështetur doktrinën e kishës. Por ai do të hyjë në histori për një akt të veçantë, revolucionar që ndryshoi të ardhmen e papatit: Ai doli në pension, duke u bërë papa i parë në 6 shekuj që u tërhoq nga drejtimi i Kishës Katolike.

Papa Françesku ka lavdëruar guximin e Benediktit për t’u larguar, duke thënë se kjo “hapi derën” që papët e tjerë të bënin të njëjtën gjë. Rreth 50,000 njerëz morën pjesë në meshën e së enjtes, sipas Vatikanit, ndërsa rreth 200,000 bënë nderimet e tyre gjatë 3 ditëve. shërbimi ishte gjithashtu domethënës  edhe për ndjenjën e pasigurisë që normalisht do të shoqëronte vdekjen e një pape përpara se të zgjidhej një i ri. Me papën Françesk në detyrë vdekja e Benediktit shënoi fundin e një dekade të pazakontë në të cilën një papë në fuqi jetoi së bashku me një të tërhequr në pension.


Top Channel

You may also like