Besim Hasani kritikë ndaj KOK-ut: Qasja ka mjete financiare vetëm për sporte individuale është diskriminuese për sportet ekipore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kosova po përfaqësohet vetëm me sporte individuale por jo edhe me ekipore në Lojëra Mesdhetare – “Oran 2022”.

Hendbolli dhe volejbolli, kanë qenë të gatshëm të marrin pjesë me Kombëtare, por kjo e drejtë iu mohua për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm financiar. 

Edhe në Federata e Hendbollit të Kosovës edhe Federata e Volejbollit e Kosovës, thonë se i morën ftesat për Lojërat Mesdhetare, por çfarë iu duhen kur nuk ka mjete për to e për sporte individuale ka!

Besim Hasani, ish president i Komiteti Olimpik të Kosovës, nuk pajtohet me këtë qasje të KOK-ut.    

Kosova pa sporte kolektive në Lojërat Mesdhetare, KOK thotë për shkak të buxhetit të limituar, si e shihni ju këtë si ish president, si njohës i rrethanave?

Qasja ka mjete financiare vetëm për sporte individuale është diskriminuese ne raport me sportet ekipore!

Besoj, kriter do te duhej me qenë cilësia!

Dhe, përderisa thuhet se kanë qenë te ftuara nënkupton sa kombëtaret ekipore kanë patur minimum të cilesisë për pjesëmarrje në Lojërat Mesdhetare!”, përgjigjet Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, tha se është e vërtetë që për shkaqe të buxhetit të pamjaftueshëm nuk morën pjesë me sporte kolektive.  

 “Bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës, vendosi që të mos shkohet me sporte kolektive, për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm.
Komiteti Olimpik është përkrahësi më i madh i sporteve kolektive”, –
përgjigjet Aliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Një zyrtar tjetër i Federatës së Hendbollit të Kosovës, thotë: “Disa sporte që nuk kanë cilësi, u desh mos t’i lejojnë të marrin pjesë dhe të shkojnë kombëtarja e Kosovës në hendboll e volejboll, sepse do të ishte një fytyrë edhe më e bukur për shtetin e Kosovës.

Shkojnë disa sporte që pësojnë humbje të thella, sportet kolektive penalizohen për buxhet, buxheti shpenzohet te disa sporte pa cilësi”.

You may also like