Besim Hasani flet për rregulloren dhe ka sqaruar shumëçka sa i përket kategorizimit të sporteve

by admin
Spread the love

Dje u çua shumë pluhur në lidhje me kategorizimin e sporteve, ku reaguan FFK-ja, Federata e Kick-Box-it e Kosovës dhe shumë federata tjera, të cilat nuk dolën publikisht por sipas tyre, ankesat do të adresohen direkt në KOK!

Ish kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka sqaruar situatën e kritereve.   

Disa anëtarë në Bord të KOK-ut, thonë se është rregullore që e ka lënë Besim Hasani, por në kohën tuaj futbolli asnjëherë nuk ka qenë i 6-ti?

“Rregullorja është e përpiluar nga përfaqësuesit e MKRS-së dhe të KOK-ut dhe në parim është rregullore e mirë!
Mirëpo, gjate zbatueshmërisë është dëshmuar se duhet të pësojë ndryshime!

Ndryshimet, gjatë viteve të kaluara janë propozuar nga Komisioni për kategorizim dhe janë miratuar nga BE dhe janë nënshkruar nga Ministri! 

Në dy vitet e fundit është biseduar për ndryshime të sërishme! 

Federatat që kanë psh mbi 6.000 sportistë automatikisht të marrin maksimumin e pikëve dhe Federatat, sportistët e të cilave, marrin medalje Olimpike, automatikisht të marrin maksimumin e pikëve! 

Nuk e di pse nuk kanë proceduar me këto ndryshime”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Lexo lajme interesante

You may also like