Besart Rexhepit i skadon kontrata me Shkëndijën, si lojtarë i lirë kërkon klub të ri

by admin
Spread the love

Mesfushori 22 vjeçar Besart Rexhepi prej sot është agjent i lirë. Kontrata 3 vjeçare e tij me Shkëndijën e Tetovës ka skaduar dhe nga klubi kuqezi e kanë falënderuar për bashkëpunimin. Kështu fantazisti mbetet agjent i lirë dhe duket i hapur për skuadra të interesuara për të ardhmen.

Rexhepi i lindur në muajin shkurt të vitit 2000 në moshë të re debutoi me ekipin e parë të Shkëndijës, kur në sezonin 2018/2019 regjistoi 3 paraqitje kampionale duke u shpallur kampion me kuqezinjtë, pasi paraprakisht ishte dalluar me paraqitje e tituj në moshat e reja.

Shkëndija e lidhi me kontratë tre vjeçare dhe më vonë e huazoi një sezon te Drita e Bogovinës.

Ndërkohë sezonin e shkuar Besart Rexhepi kaloi në formë huazimi te Boreci i Velesit ku regjistroi 11-të paraqitje të elitën e futbollit vendor. Mirëpo ecuria pozitive e gjysmësezonit vjeshtor do të ndalej në fillim të gjysmësezonit pranveror, kur pëson një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit. Gjithçka ndodhi pasi Rexhepi kishte realizuar fazën përgatitore me Borecin dhe kur dukej se në pranverë do të vazhdojë me paraqitje në elitë, dëmtimi erdhi në ndeshjen e fundit kontrolluese përballë Voska Sport, një javë para nisjes së gjysmëstinorit të dytë.

Tashmë i rikuperuar Besart Rexhepi shikon përpara, duke pretenduar të gjejë skuadër ku do të vijojë zhvillimin e tij.

You may also like