Besa rikthehet te fitorja, barazim në dy sfidat e tjera, shtyhet ndeshja Besëlidhja-Apolonia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë përfunduar 3 ndeshje të javës së 11-të të Kategorisë së Parë. Burreli arrin të ndalë Korabin që është një prej pretendentëve për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Sfida përfundoi në barazim 1-1. Keko kaloi Korabin në avantazh fillimisht, por më pas një gol i Ferrukut vendosi baraspeshën dhe vulosi rezultatin final të takimit.

Pas humbjes në ndeshjen e fundit, Besa rikthehet te fitorja dhe mposht Orikun me rezultatin minimal 1-0. Goli që vulosi fatin e këtij takimi u realizua nga Raza në pjesën e parë.

Në barazim 1-1 është ndalur edhe sfida midis Tërbunit dhe Luzit. Çuçka kaloi fillimisht në avantazh Luzin në minutat e para të pjesës së dytë, por më pas është Zagani që tetë minuta nga përfundimi i ndeshjes realizoi golin e baraspeshës dhe bëri që dy ekipet të ndajnë nga një pikë.

Ndërkohë që ndeshja tjetër mes Besëlidhjes dhe Apolonisë është shtyrë për shkak të terrenit të ngarkuar nga kushtet atmosferike. Vendimi se kur do të luhet në këtë ndeshje pritet të merret në ditët në vijim. /oversport.tv

KATEGORIA E PARË – JAVA 11

BESA-ORIKU 1-0
Shënues:
Raza 27’

BURRELI-KORABI 1-1
Shënues:
Ferruku 54’ / Keko 37’

TËRBUNI-LUZI 1-1
Shënues:
Zagani 82’ / Çuçka 58’

BESËLIDHJA-APOLONIA (E SHTYRË)

You may also like