Besa përmbys Apoloninë dhe merr fitoren e parë në ‘frymën e fundit’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar sfida midis Besës dhe Apolonisë në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, me vendasit që kanë marrë një fitore tepër të rëndësishme duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e sulmuesit Anthony në minutën e 34’. Pavarësisht tentativave të ndryshme nga skuadrat, pjesa e parë u mbyll në avantazhin e skuadrës kavajase.

Megjithatë vendasit u zgjuan në pjesën e dytë dhe në minutën e 84’ Goga barazoi rezultatin duke i dhënë frymëmarrje skuadrës së tij. E kur u duk se gjithçka po shkonte drejt mbylljes së sfidës në rezultat të barabartë, Onuh befasoi Apoloninë me një gol në minutën e 90’.

Skuadra e Gugash Maganit merr kështu fitoren e parë në kampionat dhe ngjitet në vendin e shtatë me 4 pikë, ndërsa Apolonia me këtë humbje qëndron momentalisht në vendin e katërt pa mundur t’i bashkohet Dinamos në krye të klasifikimit./Oversport.tv

You may also like