BESA i mban ders ASH-së, ndërsa vetë haruan këshillin mbipartiak dhe koalicionin me LSDM-në

by admin
Spread the love

Pas zërave se Aleanca për Shqiptarët tani më ka një ofertë për tu futur në qeveri me 3 ministri, 3 zëvendësministra dhe disa drejtori së fundmi sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri për gazetën Lajm ka potencuar se futja e ASH-së në qeveri do të ishte një gabim, shkruan Top24.

“Nuk kemi një qendrim të qartë, pasi ka vetëm deklarata publike që i kanë dhënë ekspontentë të Aleancës për Shqiptarët. Edhe pse ai është vendim i tyre, ne vlerësojmë se do të ishte një hap i gabuar hyrja në Qeveri bashkë me BDI-në të cilën e konsiderojmë si oponentë politikë. Ne jemi ithtarë të asaj që të bashkërendojmë të gjitha forcat opozitare, të bëjmë një bllok të fuqishëm opozitar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta çojmë në opozitë BDI-në” tha Demiri për gazetën LAJM.

Por dersin që kjo parti i jep Aleancës për Shqiptarët nuk mban pasi ishte po Lëvizja Besa që nga fillimi i saj si arsye për mosbashkim opozitarë për të mundur BDI-në përdorte këshillin mbipartiak e që më pas e haruan këshillin mbi partiak dhe përfunduan një në listë me “Заедно Можеме„ me partinë e Branko Cërvenkovskit e cila ishte trashëguar nga i faluri i tij Zoran Zaev.

Por çfarë kishin deklaruar aso kohe themeluesit e këshillit mbi partiak.

VIDEO:

You may also like