Besa gati për ta dhënë Ministrinë e Bujqësisë për Tetovën! Por kush mund ta marrë atë, BDI apo Alternativa, tregon Zaev

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy partitë në pushtet Lëvizja Besa dhe BDI po luftojnë me të gjitha forcat për ta marrë komunën e Tetovës. Madje Arjanit Hoxha është i gatshëm ta lë ministrinë e Bujqësisë vetëm për ta fituar Tetovën.

“Për ta fituar Tetovën nesër jam i gatshëm ta lë Ministrinë e Bujqësisë”.

BESA po pretendon mbështetjen e ASH-së për Bilall Kasamin për të fituar ndaj Tetuta Arifit të BDI-së. Hoxha pati takim me Taravarin e ASH-së, ndërsa në Click Plus tha se nuk po zhvillon negociata edhe me partnerin e kësaj partie, Alternativën, duke shtuar se votat e Alternativës janë minore.

“Nëse Alternativa është përgjigjur pa e pyetur ju, tregon papjekurinë politike të një subjekti i cili detyrimisht ka thënë se nuk e përkrahim Bilall Kasamin. Në betejën e Tetovës është Bilall Kasami dhe Teuta Arifi, nëse nuk e përkrah Kasamin i bie që e përkrah Arifin”, ka thene Hoxha.

Ndryshe mendon kryeministri njëherit edhe lider i LSDM-së Zoran Zaev sa i përket dy partnerëve të koalicionit ASH-AAA. Alternativa është nënvlersuar nga Aleanca thotë Zaev.

“Ka disa zëra që po qarkullojnë, prandaj unë po e analzoj këtë se pse po ndodh nga përfaqësues të lartë të partive serioze si BDI dhe BESA po komentohet kështu, mirëpo ja edhe unë si kryetar i partisë më të madhe po flas. Njëherit kemi një pakënaqësi nga nënvlersimi i Alternativës në koalicionin Ash-AAA. Kjo sigurisht ka rrënjë që nga zgjedhjet parlamentare, ndërsa reflektonte në ndarjen e përgjegjsive me kandidatë dhe këshilltarë mes Aleancës dhe Alternativës, një pjesë. Prandaj po krijohen këto porosi, vijnë nga Alternativa”, tha Zaev.

Sipas sekretarit gjeneral të Besës Arianit Hoxhës, Alternativa më shumë anon kah BDI, po një gjë të tillë nuk e pohoi Kreshnik Bekteshi nga integristët.
Nga ASh paraprakisht nëpërmjet një kumtese të dërguar në media kanë bërë të ditur se ende nuk ka një vendim për përkrahje direkte të ndonjërit kandidat, ndërkaq ditë më parë Hoxha u takua me sekretarin e ASh-së, Arben Taravari pasi Elmi Aziri po nga kjo parti në ClickPlus shprehu gatishmëri që të mbështesë Kasamin në Tetovë.

You may also like