Bernardeschi-Juve drejt divorcit, Roma e Mourinho tenton të përfitojë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Federico Bernardeschi dhe Juventusi me shumë mundësi nuk do ta zgjatin bashkëpunimin, pasi kërkesat e mesfushorit me tipare sulmuese dhe oferta e bardhezinjve nuk po gjejnë ende pikën e përbashkët.

Në këto kushte për italianin ka interesim edhe nga klube të tjera të Serie dhe në lojë është futur Roma e Jose Mourinho.

Kryeqytetasit duan të shtojnë lojtarët cilësorë në radhët e tyre dhe së fundmi raportohet se kanë kërkuar informacion për Bernardeschi.

Kontrata me Juventusin i përfundon më 30 qershor dhe ai mund të zgjedhë lirisht se ku mund ta vijojë karrierën, mjafton t’i bëhet oferta e duhur. / oversport.tv

You may also like