Bërnabiq: Mezi po pres orën kur ROSU të tërhiqet nga veriu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha se marrëveshja për targa është fitore e madhe diplomatike për Beogradin.

“Para së gjithash, unë mendoj se është një fitore e madhe diplomatike e Beogradit dhe Presidentin Vuçiq për të paktën tre arsye. E para është se ne arritëm të ruanim paqen dhe stabilitetin dhe sigurinë e serbëve në Kosovë me një reagim të matur dhe të zgjuar. Arsyeja e dytë është se ne arritëm të tregojmë se Beogradi nuk do të tolerojë zgjidhje të imponuara në mënyrë të njëanshme dhe se të gjitha çështjet duhet të diskutohen me Beogradin, dhe Prishtina para së gjithash duhet të ketë një dialog me ne”, tha Brnabiq, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Mezi pres të kur Forca Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) duhet të tërhiqet, sepse KFOR është kthyer në vendkalimet administrative”, citohet të ketë thënë tutje ajo.

Sot, pritet të zhbllokohen dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

KFOR-i tashmë ka nisur vendosjen atje.

You may also like