Berlusconi zbulon prapaskenat: Me Milanin kisha një zakon para ndeshjeve

by admin
Spread the love

Dikur presidenti i Milanit, ndërsa tani është numri 1 i Monzës. Silvio Berlusconi është rikthyer të mbështesë ekipin e tij në stadium pas dy vitesh mungesë. Megjithatë, ai dha edhe një konferencë për shtyp ku ndër të tjera zbuloi edhe një traditë që kishte kur ishte president i Milanit.

“Me Milanin kisha një zakon. Para ndeshjeve të rëndësishme shkoja gjithmonë në dhomat e zhveshjes dhe thosha edhe fjalën time të fundit në mënyrë që ata të mund të luanin me zemër. Më pas kthehesha pas ndeshjes për të uruar apo komentuar takimin”.

Më pas Berlusconi u ndal edhe tek sjellja që kishte me rivalët në San Siro: “Pastaj shkoja gjithmonë në dhomat e zhveshjes së skuadrave kundërshtare për t’i përshëndetur dhe për t’i mirëpritur në San Siro. Kanë qenë 30 vite me kujtime pozitive ato me Milanin. Unë mbetem ende presidenti që ka fituar më shumë në historinë e futbollit botëror”. /oversport.tv

You may also like