Berlusconi sulmon gjyqtarin: Udinese luajti me 12 lojtarë

by admin
Spread the love

I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të ndeshjes Monza-Udinese, presidenti i bardhekuqve Silvio Berlusconi ka akuzuar gjyqtarin.

“Udinese luante me 12 lojtarë, sepse me ata ishte edhe arbitri. Si quhet? Di Bello? Duhet të quhet Di Brutto (lojë fjalësh në italisht). Ishte një arbitrim skandaloz. Në golin e dytë të tyre ishte një pozicion jashtë loje i dukshëm dhe në kontraste i ra bilbilit gjithmonë kundër nesh.

E ardhmja e teknikut Stroppa? Është këtu me ne: fillimi i kampionatit nuk është pozitiv, duhet të përmirësohemi”.

Edhe administratori i deleguar Adriano Galliani konfirmon teknikun: “Shohim përpara me qetësi, mëkat që kemi kaq shumë dëmtime/ konfirmohet Stroppa? Absolutisht”, ka thënë drejtuesi i Monzas. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Twitter

You may also like