Berlini e Brukseli, sanksione ndaj Iranit/ Në Gjermani shpërthejnë protesta kundër regjimit iranian

by admin
Spread the love

Mijëra vetë kanë dalë në rrugë në Gjermani në shenjë solidarizimi me protestuesit që po ngrenë zërin prej ditësh ndaj vdekjes absurd të 22-vjecares Mahsa Amini, të cilën policia vendase e moralit e kishte arrestuar për shkak të “veshjes së saj jo-islamike”.

Tubime masive pati në Berlin, Hamburg e Frankfurt, ku është protestuar kundër sistemit të qeverisjes në Iran dhe diskriminimit sistematik të grave atje.

“Mullhaët duhet të iknin” dhe “gratë duan lirinë”, ishin thirrjet e protestuesve në Hamburg. Një zëdhënës i një grupi të mërguarish iranianë në Berlin bëri thirrje për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për reforma demokratike në këtë vend.

Duke pasur parasysh aktet e dhunës, qeveria gjermane duhet të vendosë sanksione të reja, kryesisht kundër elitave të Iranit, kërkoi ai. Diçka të tillë në fakt, Gjermania, por edhe vende të tjera të BE-së duket se e kanë në plan vërtet. Së bashku me Francën, Danimarkën, Italinë, Spanjën dhe Republikën Çeke, ato kanë dorëzuar në Bruksel një sërë propozimesh për sanksione të reja ndaj regjimit të ajatollahëve, pikërisht për shtypjen e dhunshme që i është bërë protestave të këtyre ditëve, të cilat po vazhdojnë në të gjithë vendin.

Sipas dëshmitarëve okularë, mijëra demonstrues bllokuan gjatë fundjavës disa rrugë kryesore në kryeqytetin Teheran dhe brohoritën parulla kundër udhëheqjes politike të Republikës Islamike. Gratë hoqën shamitë dhe thërrisnin “Liri, liri”. Në disa pjesë të qytetit ka pasur përleshje me policinë. Forcat e policisë thuhet se kanë përdorur gaz lotsjellës kundër demonstruesve.

Protestat çuan në bllokime të konsiderueshme trafiku në disa pjesë të kryeqytetit. Me demonstruesit janë solidarizuar edhe shumë drejtues makinash, të cilët ndaluan e u binin borive. Trazira të dhunshme shpërthyen të të premten në qytetin Sahedan në juglindje të vendit, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave, përfshirë të paktën tre anëtarë të Gardës Revolucionare lokale, e tani ekziston frika se ky incident mund të përsëritet dhe në pjesë të tjera të vendit.

 


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like