BERLIN – Zelensky: Presim që refugjatët ukrainas të kthehen në shtëpi pas përfundimit të luftës

by admin
Spread the love



BERLIN, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se pret që refugjatët ukrainas të kthehen në vend, por vetëm pasi të kenë përfunduar luftimet.

”Nuk ka kuptim të përpiqemi të motivojmë ukrainasit që të kthehen tani me slogane apo fushata. Nuk ka dyshim se rindërtimi i përgjithshëm do të ndodhë vetëm pas luftës”, theksoi Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas tha se ”do të ketë shumë entuziazëm mes ukrainasve që kanë ikur jashtë vendit për t’u kthyer dhe për të rindërtuar vendin pasi të ketë paqe”.

”Sapo të ndodhë kjo, do të hapen shumë vende pune”, tha Zelensky, duke theksuar se ”ka një kërkesë të fortë për punëtorë të kualifikuar në Ukrainë”.

Komentet e Zelensky erdhën gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, në kuadër të një konference ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRETRO “Zonja nga qyteti”, më 14-15 qershor në Pogradec


You may also like