BERLIN – Tanket e para “Leopard” pritet të mbërrijnë në Ukrainë për tre muaj

by admin
Spread the love

BERLIN, 25 janar /ATSH-DPA/- Tanket e para luftarake “Leopard” nga Gjermania pritet të mbërrijnë në Ukrainë për rreth tre muaj, njoftoi sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius pas një takimi të Komisionit të Mbrojtjes të Bundestagut, në Berlin.

Pistorius e quajti vendimin për dorëzimin e tankeve, një vendim historik, pasi ai u mor në mënyrë të koordinuar në sfondin e një situate shpërthyese në Ukrainë.

“Kjo nuk është një arsye për t’u gëzuar” tha ai, duke shtuar se kishte një mirëkuptim të madh për ata që ishin të shqetësuar.

“Por, dua ta bëj të qartë se ne nuk do të bëhemi palë në luftë”, theksoi Pistorius.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBashkia e Tiranës miraton bursat për rreth 1500 nxënës ekselentë

You may also like