BERLIN – Scholz konfirmon vizitën në Kinë në fillim të nëntorit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 21 tetor /ATSH-DPA/-Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të udhëtojë në Kinë me një delegacion biznesi në fillim të nëntorit, njoftoi ai sot, pas një samiti të BE-së, në Bruksel.

Scholz e ka planifikuar vizitën e tij inauguruese për një kohë të gjatë.

“Fakti që vizita do të zhvillohet vetëm dy javë përpara se të mblidhet samiti i G20, në Bali eshte mjaft e volitshme, por mund të ishte edhe pas samitit”, tha ai.

G20 përbëhet nga fuqitë kryesore ekonomike në botë. Krahas Scholz, të pranishëm në samit do të jenë edhe presidenti kinez, Xi Jinping dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden. Nuk është ende e qartë nëse presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë.

Scholz pritet të jetë lideri i parë i një vendi perëndimor që viziton Kinën që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Udhëtimi i tij i parë në Azi ishte në Japoni.

Paraardhësit e Scholz si, Gerhard Schroder dhe Angela Merkel kanë vizituar gjithashtu Kinën. Scholz ka planifikuar gjithashtu të vizitojë Vietnamin dhe Singaporin në nëntor, përpara se të zhvillohet samiti i G20.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like