BERLIN – Scholz i premton Turqisë më shumë ndihmë pas tërmetit

by admin
Spread the love



BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz i premtoi Turqisë më shumë ndihmë pas tërmetit shkatërrues në rajonin kufitar turko-sirian që shkaktoi vdekjen e mijëra personave.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kancelari gjerman Scholz premtoi mbështetje të mëtejshme gjithëpërfshirëse për të përballuar këtë fatkeqësi, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit dje në mbrëmje në Berlin.

Gjermania ka dërguar 50 ekspertë të specializuar në gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja, nga organizata e ndihmës e financuar nga BE, Agjencia për Ndihmë Teknike (THW).//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/02/2023
Artikulli tjetërShtim i kafshëve të rralla në Parkun e Prespës


You may also like