BERLIN – Scholz: Do të shmangim një 2023 të zymtë, pavarësisht sfidave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 24 janar /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz është i bindur për aftësinë e ekonomisë më të madhe të Evropës për t’u rikuperuar, duke thënë se viti 2023 po sinjalizonte baza të qëndrueshme.

“Të gjitha lajmet e këqija nga A-ja te Z-ja për humbjet e vendeve të punës dhe kolapsin e industrisë gjermane nuk u materializuan”, deklaroi sot Scholz, në Berlin në një ngjarje të organizuar nga Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).

“Recesioni i rëndë i parashikuar nuk ndodhi kurrë dhe ekonomia madje u rrit, megjithëse në mënyrë modeste”, tha Scholz.

“Mungesa e energjisë mes një përplasjeje gjeopolitike të Evropës me Rusinë arriti të shmangej gjithashtu”, tha ai, duke vënë në dukje përpjekjet e Berlinit për të siguruar burime të reja dhe për të ndërtuar infrastrukturën e gazit natyror të lëngshëm (LNG).

“Qeveria gjermane pret që produkti i brendshëm bruto (PBB) të rritet me 0,2% në vitin 2023”, sipas burimeve.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like