BERLIN – Scholz: Centralet bërthamore nuk do të funksionojnë për një kohë të gjatë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 9 janar /ATSH-DPA/- Vendimi i qeverisë gjermane për të shmangur energjinë bërthamore deri më 15 prill, mund të shfaqë përçarje, pasi dy nga partnerët në koalicionin qeverisës tripalësh duket se janë në mosmarrëveshje për datën e përfundimit të funksionimit të tyre.

Kreu i Socialdemokratëve (SPD) ka përjashtuar mundësinë e zgjatjes së funksionimit të tre centraleve të mbetura bërthamore në vend, pavarësisht një sugjerimi javën e kaluar që vendimi duhet të merret nga ekspertët.

Ministri i Transportit, Volker Wissing, një anëtar i Partisë Demokratike të Lirë, pjesë e qeverisë së koalicionit gjerman, propozoi ngritjen e një komisioni ekspertësh për të vendosur afatin e funksionimit të centraleve.

“Ne nuk kemi nevojë për ndonjë argument politik apo dogmatizëm tani, ne kemi nevojë për një përgjigje profesionale për pyetjen se si mund të sigurojmë një furnizim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji dhe në të njëjtën kohë të arrijmë qëllimet tona për mbrojtjen e klimës”, tha Wissing për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Nëse nuk duam ta diskutojmë politikisht, atëherë ta sqarojmë shkencërisht këtë çështje”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like