BERLIN – Scholz bisedon me Biden, Macron, Sunak dhe Meloni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 25 janar /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Joe Biden, ku morën pjesë dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Biseda telefonike mes pesë liderëve u fokusua në situatën e sigurisë në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme për luftën ukrainase kundër forcave ruse.

“Të pesë krerët e shteteve dhe qeverive ranë dakord për të vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe bashkëpunimin e ngushtë mes vendeve të tyre”, thuhet në deklaratë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakNdryshojnë formatet e Ligës së Kombeve dhe Kampionatit Europian

You may also like