BERLIN – Plan emergjent për strehimin e refugjatëve

by admin
Spread the love

BERLIN, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Berlini po kalon në fazën e dytë të një plani emergjent për të akomoduar refugjatët, njoftoi sot senatorja për Integrimin, Punën dhe Çështjet Sociale në Berlin, Katja Kipping.

“Në kryeqytetin gjerman po mbërrijnë gjithnjë e më shumë refugjatë dhe pothuajse në çdo objekt publik nuk ka vende të lira”, tha Kipping.

Plani synon të përshpejtojë procedurat për caktimin e strehimit të refugjatëve.

“Kipping po shqyrton vendimin për ngritjen e një strehe të madhe emergjente për mijëra refugjatë”, raportoi gazeta gjermane “Tagesspiegel”.

Për të qetësuar disi situatën dhe për të shmangur të pastrehët midis refugjatëve, duhej te ishin siguruar vendstrehime për 4000 persona.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Buxheti 2023 sa dyfishi i 2013-ës, rrisim sërish pagën minimale

You may also like