BERLIN – Merz: Vendimi i Scholz për të mos lejuar funksionimin e termocentraleve bërthamore … një çmenduri

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Lideri i opozitës gjermane Friedrich Merz e quajti “çmenduri” vendimin e kancelarit Olaf Scholz për të mos lejuar që termocentralet e mbetura bërthamore të vendit të vazhdojnë të funksionojnë ende.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Scholz-it gjatë një debati në parlamentin e Bundestagut, Merz bërtiti: “Mjaft me këtë çmenduri!”

Kreu i Konservatorëve Kristian Demokrat (CDU) shtoi se vendimi për të mos dhënë një zgjatje të termocentraleve mund të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme statusin e Gjermanisë si një vend praktik për të bërë biznes.

Scholz dhe ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck i të Gjelbërve duan të mbajnë në gatishmëri dy nga tre termocentralet e fundit bërthamore të Gjermanisë, në vend që t’u jepet një zgjatje e plotë e jetës siç kërkohet nga disa në opozitë dhe koalicionin e saj qeverisës.

Scholz iu përgjigj komenteve duke akuzuar Merz për mbjelljen e përçarjes

“Ata që flasin për ndarje po e vënë në rrezik kohezionin në këtë vend dhe kjo është gjëja e gabuar që duhet bërë tani”, tha Scholz në parlament.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBalluku: Ndërtesat pa leje do të konfiskohen për përdorim publik

You may also like