BERLIN – Merkel: Në fund të mandatit nuk imponohesha dot me forcë për çështjen ukrainase

by admin
Spread the love

BERLIN, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Në muajt e fundit të mandatit si kancelare, Angela Merkel nuk kishte më forcë për t’u imponuar në çështjen e Ukrainës, sipas një interviste të ish-kancelares për gazetën gjermane ”Der Spiegel”.

”Do të doja të kishte një kohë paqeje pasi të mbaronte mandati im, pasi jam marrë shumë me Ukrainën”, tha Merkel.

E megjithatë sulmi i 24 shkurtit nuk do të ishte vërtet befasues.

”Marrëveshja e Minskut nuk funksiononte”, shpejgon Merkel për ”Der Spiegel”.

”Në verën e vitit 2021, pasi Joe Biden dhe Vladimir Putin ishin takuar, doja të themeloja një grup të pavarur evropian për dialog me Putinin në Këshillin Evropian, por nuk kisha më forcë të imponohesha. Sepse të gjithë e dinin që unë atë vjeshtë do të ikja”, thekson ish-kancelarja.

Pak muaj para përfundimit të mandatit, Merkel bëri një vizitë lamtumire edhe në Moskë.

”Parandjenja ime ishte shumë e qartë. Nga pikëpamja e pushtetit politik je e mbaruar. Për Putinin ka rëndësi vetëm pushteti”, shton Merkel në intervistën për ”Der Spiegel”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like