BERLIN – Ligjvënësit kërkojnë siguri më të madhe të Bundestagut

by admin
Spread the love

BERLIN, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ligjvënësit gjermanë po bëjnë thirrje që masat e sigurisë të Bundestagut të rriten, pas kontrolleve mbarëkombëtare që synonin anëtarët e dyshuar të një grupi ekstremist të krahut të djathtë që dyshohet se kërkonin të rrëzonin qeverinë.

”Të 25 të dyshuarit, përfshirë një ish-deputete, të arrestuar në kontrollet e së mërkurës, dyshohet se kërkonin të rrëzonin rendin demokratik dhe të instalonin një qeveri të re”, sipas një deklarate nga zyra e prokurorit publik.

Prokurorët thanë se të dyshuarit kryesorë i përkisnin një grupi terrorist pa emër, të lidhur me lëvizjen ekstremiste Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), e cila nuk e pranonin ekzistencën aktuale të shtetit gjerman.

Mes të arrestuarve është ish-deputetja e Alternativës për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë dhe gjyqtarja e Berlinit, Birgit Malsack-Winkemann.

Duke vënë në dukje lidhjen e ish-deputetes me AfD-në, e cila aktualisht mban 79 vende në parlament, nënkryetarja e Bundestagut, Katrin Goring-Eckardt u tha gazetave të grupit mediatik Funke të Gjermanisë se “ne do të shqyrtojmë me kujdes për Bundestagun se cilat masa sigurie duhet të përshtasim dhe ta adresojmë çështjen në të gjitha organet vendimmarrëse”.

Si një ish-ligjvënëse, Malsack-Winkemann kishte akses në ndërtesat e Bundestagut, ashtu si të gjithë deputetët në pension, nëse dëshirojnë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkroi përfshirjen e supozuar të një ligjvënësi si diçka shumë të keqe, por theksoi se ”pasojat e mundshme janë një çështje e vendimeve autonome nga autoritetet federale dhe shtetërore të mbrojtjes kushtetuese”./  / as/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like