BERLIN – Hebestreit: Qeveria do të ndjekë një proces të mirëpërcaktuar për eksportin e tankeve

by admin
Spread the love

BERLIN, 23 janar /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane tha se çdo shqyrtim i kërkesave për eksportin e tankeve të saj “Leopard” do të ndjekë procedurat e mirëpërcaktuar, pasi Polonia njoftoi synimin e saj për të dërguar tanket e saj të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha në fundjavës se qeveria nuk do të kundërshtonte dërgimin e tankeve luftarake ”Leopard” nga vendet e tjera në Ukrainë, por zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit nuk ka konfirmuar se ky ishte qëndrimi zyrtar i qeverisë.

“Nëse një kërkesë e tillë do të bëhej në Gjermani, gjë që nuk është rasti për momentin, atëherë ka procedura të mirëpërcaktuara për t’iu përgjigjur një kërkese të tillë. Dhe ne të gjithë i respektojmë ato”, tha Hebestreit.

Gjermania ka licensën e eksportit për tanket “Leopard”, kështu që për të dorëzuar tanket e prodhuara në Gjermani në vende të tjera, kërkohet miratimi i Berlinit, të paktën zyrtarisht.

Duke komentuar natyrën e nxehtë të debatit për tanket, Hebestreit tha:

“Debatet shpesh herë pasionante kanë çuar në ekzagjerime nga të gjitha anët. Kjo është e kuptueshme, por jo çdo fjalë duhet të merret fjalë për fjalë”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like