BERLIN – Gjermania mbetet ‘në mëshirën e Rusisë’ pavarësisht rifillimit të furnizimit të gazit

by admin
Spread the love

BERLIN, 21 korrik /ATSH-DPA/- Gjermania ndihet më e lehtësuar pasi transportimi i gazit rus përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” ka rifilluar pas punimeve të mirëmbajtjes.

“Ne jemi në “mëshirën e Rusisë” për momentin sepse janë ata që vendosin sesa gaz do të na transportojë ‘Nord Stream 1’, tha Klaus Müller, kreu i rregullatorit të Agjencisë Federale të Rrjetit, vetëm disa orë pasi gazi filloi të rrjedhë përsëri me rreth 40% të kapacitetit maksimal të tubacionit.

“Skenari i rastit më të keq nuk ka ndodhur, por unë nuk mund të jap një sinjal se rreziku ka kaluar”, tha Müller duke iu referuar një paralajmërimi të fundit nga presidenti rus Vladimir Putin se dërgesat e gazit mund të frenohen në 20% të kapacitetit maksimal.

Ndërprerja dhjetëditore për shkak të punimeve të mirëmbajtjes reduktoi sasinë e gazit në zero më 11 korrik, duke shtuar frikën se Moska mund të vendoste të ndalonte furnizimet si hakmarrje për sanksionet perëndimore.

Një zëdhënës i “Nord Stream AG” tha se furnimimi me gaz kishte rifilluar, por do të duhej pak kohë për të arritur nivelet e zakonshme të transportit të gazit.

Ai tha se vëllimet e fundit të furnizimit me gaz ishin të njëjta me ato të shpallura përpara periudhës së mirëmbajtjes, rreth 67 milionë metra kub në ditë, dhe korrespondonin me rreth 40% të kapacitetit maksimal të furnizimit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like