BERLIN – Fjalimi i Lambrecht për Vitin e Ri kritikohet ashpër

by admin
Spread the love

BERLIN, 2 janar /ATSH-DPA/- Parlamentarja, Serap Guler ka bërë thirrje për shkarkimin e ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, pas një fjalimi natën e Vitit të Ri në të cilin ajo i referohej luftës në Ukrainë, ndërsa fishekzjarrët shpërthenin në sfond.

“Fjalimi për luftën me fishekzjarrët e Vitit të Ri në sfond, vetëm kurorëzon serinë e saj të turpërimeve”, shkroi në Twitter Guler, duke iu drejtuar kancelarit, Olaf Scholz.

“Çdo minutë që kancelari mban Lambrecht në kabinetin e tij shkakton dëme të mëtejshme në reputacionin ndërkombëtar të vendit”, shtoi Guler, një specialiste e mbrojtjes dhe anëtare e Unionit Demokristian, pjesë e koalicionit qeverisës të Gjermanisë.

Lambrecht ndau dje një video në Instagram në të cilën ajo pasqyronte një bilanc të vitit 2022.

Duke iu referuar luftës që shpërtheu në mes të Evropës, ndërsa falënderonte gjithashtu punonjësit e urgjencës, fjalitë e saj ishin të vështira për t’u dëgjuar për shkak të zhurmave të fishekzjarreve të Vitit të Ri që shpërthenin aty pranë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like