BERLIN – Baerbock: Të hetohet incidenti ku u vranë punonjësit e ndihmës në Gazë

by admin
Spread the love



BERLIN, 2 prill /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për një hetim të shpejtë pas vdekjes së shtatë punonjësve të grupit te ndihmës World Central Kitchen (WCK) në Gaza, kur kolona e tyre u godit në një sulm ajror izraelit.

“Qeveria izraelite duhet ta hetojë këtë incident të tmerrshëm shpejt dhe tërësisht”, tha Baerbock në një postim në X, e njohur më parë si Twitter.

“Ne i bëjmë thirrje edhe një herë qeverisë izraelite të sigurojë masa efektive për zgjidhjen e konfliktit. Incidente si ky nuk duhet të ndodhin”, tha Baerbock.

Ajo gjithashtu shprehu ngushëllimet e saj më të thella për familjet e viktimave.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Autizmit, Presidenca ndriçohet blu


You may also like