BERLIN – Baerbock: Ne nuk jemi palë në luftën kundër Rusisë

by admin
Spread the love

BERLIN, 27 janar /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane ka përsëritur se ajo nuk është palë ndërluftuese në luftën në Ukrainë, pas deklaratës së ministres së Jashtme, Annalena Baerbock e cila shkaktoi një reagim të menjëhershëm të Moskës.

“NATO dhe Gjermania nuk janë palë ndërluftuese në këtë luftë agresioni të Rusisë kundër Ukrainës”, tha sot zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, në Berlin.

“Ne mbështesim Ukrainën, por nuk jemi palë në luftë”, tha ajo.

“Ne po luftojmë një luftë kundër Rusisë, jo kundër njëri-tjetrit”, tha dje Baerbock duke bërë thirrje për kohezion midis aleatëve perëndimorë në Këshillin e Evropës, në Strasburg.

Media shtetërore ruse e ka shfrytëzuar këtë deklaratë si provë, se Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së ishin palë të drejtpërdrejta në konfliktin në Ukrainë.

Udhëheqësit rusë kanë pretenduar prej kohësh se mbështetja perëndimore për Ukrainën ka arritur një nivel që mund t’i implikojë ata në konflikt. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like