Berisha zbarkon para selisë blu dhe bën thirrje urgjente për protestë: Basha i dha fund karrierës politike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ditë para protestë kombëtare të thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha, ky i fundit sapo ka mbërritur në selinë e PD-së.

I shoqëruar nga deputetët Berisha ka thënë se Lulzim Basha i dha fund karrierës së tij politike, ne dëm të nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij.

“Prej disa ditësh shqiptarët po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në akte të tjera kaq të turpshme.

Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik

A mundet kush të imagjinonte se një ish lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në dëm të nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë tij”, është shprehur Berisha.

“Nuk ka të bëjë me zyrë, por zbatimin e parimit themelor që ndërtohen shoqëritë e lira, ku shumica vendos e pakica respektohet. Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën dhe në një akt marrëzie kërkon të konfiskojë shtëpinë e demokratëve duke e trajtuar sikur ta ketë pronë personale. Pluralizmi politik është asgjësuar në brava e dyer të blinduara. Ftoj anëtarët e PD, 44 mijë dhe gjithë të tjerët që nuk morën pjesë në referendum dhe të gjithë ata që firmosën shkarkimin e Bashës, të bashkohen për revolucion paqësor. Garantoj të gjithë punonjësit e selisë blu se protestuesit nuk kanë hatër mbetje me to, por të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve”, tha Berisha.

You may also like