Berisha tregon çfarë i shkroi Blinkenit pasi u shpall “non grata” nga SHBA

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur në “Foltoren” me shqiptarët në Amerikë se pak ditë pasi u shpall “non grata” në SHBA nga DASH, i është drejtuar me një letër Sekretarit të Shtetit Blinken.

Berisha tha se në përgjigjen e DASH shkruhej se burimi të dhënave kishin qenë raportet sekrete të qeverisë shqiptare dhe mediat që sipas ish-kreut të PD, kontrollohen nga Rama.

E vërtet është se më 14 maj unë jam shpallur “non grata” nga sekretari i shtetit Blinken, por më 19 maj unë i kam dërguar një letër ati ku i them se ju jeni keqinformuar zoti Sekretar nga lotimi korruptim i Edi Ramës dhe Sorosit. Tre ditë më vonë DASH do të pohonte se burimi të dhënave ishte MGO e Sorosit dhe raportet sekrete të qeverisë shqiptare dhe mediat e kontrolluara prej tij”,- shprehet Berisha.

You may also like